Ish-polici dëshmoi kundër Enver Sekiraqës - çfarë ndodhi në gjyq?

  • 11 December 2018 - 21:48
Ish-polici dëshmoi kundër Enver Sekiraqës - çfarë ndodhi në gjyq?

Besnik Hasani i dënuar me mbi 60 vjet burgim, ka dhënë dëshmi për vrasjen e Triumf Rizës

Ka shumë kohë që janë në armiqësi mes vete.

Por, ish polici Besnik Hasani është takuar edhe një herë me Enver Sekiraqën.

Kësaj radhe ai ka qenë dëshmitar në rastin ku Sekiraqa po gjykohet, si nxitës i vrasjes së policit special Triumf Riza.

Fillimisht, Hasani u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Haki Gecaj.

Ndërsa tha se Triumf Riza gjithmonë kishte probleme vetëm me Enver Sekiraqën.

Ky dëshmitar shtoi se grupi i Sekiraqës përbëhej nga disa persona.

Hasani, që ka qenë pjesëtar i njësisë speciale tëPpolicisë, ka treguar historinë e konfliktit mes Triumf Rizës e Enver Sekiraqës.

Tha se gjithçka kishte filluar kur Riza, si polic, e kishte ndaluar Sekiraqën në komunikacion.

E më pas kishte vazhduar një histori e gjatë konfliktesh mes tyre.

Hasani tha se në Swiss Csino, bashkë me Triumf Rizën, ka qenë edhe një polic - Arben Selmani.

I njëjti tani nuk gjendet në Kosovë, ndërsa ditën kur ishte vrarë Triumf Riza, Besnik Hasni e Arben Selmani kishin pasur një telefonatë mes vete.

Sipas Hasanit, e bindur se Enver Sekiraqa kishte dorë në vrasjen e Triumf Rizës, ka qenë edhe Adelina Ismaili, që ishte në lidhje dashurie me tashmë të ndjerin.

Ndërkohë, pyetje për dëshmitarin pati edhe avokatja Kosovare Kelmendi.

Kryetari i Trupit Gjykues ia ka refuzuar këto pyetje me arsyetimin se rasti që po përmend mbrojtja nuk ka të bëjë me aktakuzën.

Ndërsa, mbrojtja hoqi dorë nga pyetjet me arsyetimin se dëshmitari nuk është kredibil.

E pyetje pati edhe vetë i akuzuari.

Enver Sekriaqa e pyeti Besnik Hasanin se a është e vërtetë se ai dhe një polic tjetër ia kishin montuar një armë në veturë, kur e kishin arrestuar në Ferizaj.

Pas kësaj dëshmitari u la lirë.

Besnik Hasani është i dënuar me mbi 60 vjet burgim në tri raste penale ku ai është vërtetuar se ka qenë fajtor.

Ndërkohë, mbrojtja ka kërkuar që Enver Sekiraqa të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Por, kjo kërkesë është refuzuar.

 

(Kosova Sot)