Zeka: Gjykata Speciale do t'i thërrasë Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Azem Sylën e Rexhep Selimin

  • 11 December 2018 - 22:53
Zeka: Gjykata Speciale do t'i thërrasë Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Azem Sylën e Rexhep Selimin

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, lideri i NSIMA’së Fatmir Limaj, Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Halit, dy zyrtarë të AAK’së si dhe disa zyrtarë të LDK’së e Vetëvendosjes, janë emrat të cilët sipas deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, do të ftohen nga ana e Gjykatës Speciale për intervistim në Hagë..

Kështu ka thënë ekskluzivisht në një intervistë për media, deputeti Milaim Zeka.

“Kadri Veselit, Agim Cekut, AZEM Sylës, Fatmir Limajt, ka të AAK’së, dy persona të lartë ka edhe të Vetëvendosjes do të thirren nga ana e Speciales. Drenica do të goditet më së shumti nga ana e Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë se në listën të cilën ai e posedon nuk gjenet emri i presidentit Hashim Thaçit si dhe kryeministrit Ramush Haradinajt.

Tutje, Zeka ka deklaruar se është takuar me disa prej zyrtarëve të cilët janë ftuar nga Specialja për intervistim.

“Lista të cilën unë e kam publiku në atë kohë unë kamë thsnë që eksiztojnë edhe lista të tjera si Lista A, Lista B dhe Lista C. Unë nuk dua me fol me këta emra. Unë sot jam taku me Remin, e dje me Sami Lushtakun”, ka deklaruar Zeka.

Ai tha se dje e ka njoftuar Sami Lushtakun se do të thirret për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Dje unë i kamë thanë Samisë se e a e ke marrë ftesën|? Tha jo, dhe i kamë thanë që nesër (sot), i vjen. Nuk është garë me fol për lista të njerëzve që janë eprorë të lartë të UÇK’së, falë së cilës jemi gjallë unë dhe ti”, ka deklaruar Milaim Zeka.

 

(Kosova Sot)