Kirurgët festojnë me një ‘selfie’ operacionin e suksesshëm për ndarjen e binjakeve

  • 13 December 2018 - 09:23
Kirurgët festojnë me një ‘selfie’ operacionin e suksesshëm për ndarjen e binjakeve

Kjo është një foto “selfie” përplot gëzim, e cila u realizua pas një operacioni të gjatë për ndarjen e binjakeve të ngjitura.

Vogëlushet, që ishin vetëm treditëshe kur u realizua procedura, peshonin vetëm tre kilogramë dhe ishin të bashkuara në stomak.

Mjekët në Indi ia dolën të bindnin prindërit që të realizojnë operacionin e ndarjes, pasi sipas tyre ishte opsioni më i mirë.

 

Pas një operacioni të komplikuar që zgjati pesë orë, kirurget ia dolën që me sukses t’i ndajnë binjaket.

Gjendja e tyre është e mirë dhe pritet që ato të shkojnë në shtëpi në fund të javës.

 
 
(Kosova Sot)