Sulmi në Strasburg, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

  • 13 December 2018 - 10:51
Sulmi në Strasburg, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Policia franceze ka kërkuar ndihmë për të gjetur personin që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve mbrëmë në Strasburg.

Qindra policë, ushtarë dhe agjentë kufitarë në të dyja anët e kufirit francezo-gjerman po përpiqen të gjejnë 29 vjeçarin Chérif Chekatt.

Dy persona vdiqën dhe 13 të tjerë u plagosën në sulmin me armë në qytetin lindor të Francës të martën mbrëma.

Është bërë e ditur se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) ndërsa ka kryer këtë sulm me armë.

Chérif Chektut tashmë ishte i njohur për autoritetet franceze si dikush që ishte radikalizuar në ndjekjen e një forme ekstreme të Islamit, ndërsa ishte në burg për disa krime, përfshirë vjedhjen.

Policia ka deklaruar se kushdo që e sheh të dyshuarin “e rrezikshëm” nuk duhet t’i afrohet atij por të thërrasë menjëherë në linjën emergjente.

 

(Kosova Sot)