Lladrovci e quan Aleksandar Vuçiqin “djali i Fahriut”

  • 13 December 2018 - 22:10
Lladrovci e quan Aleksandar Vuçiqin “djali i Fahriut”

Presidenti i Serbisë, njëherësh komandant suprem i ushtrisë serbe, Aleksandar Vuçiq, do t’i vizitojë njësitet ushtarake serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në jugun e Serbisë gjatë 72 orëve të ardhshme. Ai më këtë rast do të qëndrojë vetëm 5 kilometra larg Kosovës.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladovci, duke e quajtur Vuçiqin “djali i Fahriut”.

"Eu bre! I biri i Fahriut po don i pari me ardhë e me ia urue ushtrinë Presidentit Thaçi. Kadal bir, kadal, këtu kemi rend!", ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Aleksandër  Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Zonën e Sigurisë Tokësore do të shoqërohet nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Millan Miojsilloviq.

Image

 

(Kosova Sot)