Senati amerikan akuzon princin saudit të Kurorës si përgjegjës për vrasjen e Khashoggit

  • 13 December 2018 - 23:36
Senati amerikan akuzon princin saudit të Kurorës si përgjegjës për vrasjen e Khashoggit

Senati amerikan miratoi sot pa asnjë kundërshtim, një rezolutë që e akuzon princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, përgjegjës për vrasjes e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kjo rezolutë e miratuar me votim me gojë, kundërshton hapur presidentin amerikan, Donald Trump, duke specifikuar se Kongresi vlerëson që princi i kurorës, Mohammed Bin Salman, është përgjegjës për vrasjen e sauditit, Jamal Khashoggi. 

Asnjë datë nuk është përcaktuar ende për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas është i nevojshëm që Donald Trump ta nënshkruajë atë për të hyrë në fuqi.

 

(Kosova Sot)