Këto janë fjalët që Mattis i kishte thënë Haradinajt për Ushtrinë
Udhëheqësi i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi ka risjellur disa fjalë të mëdha për Ushtrinë që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ia kishte thënë kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë një takimi në SHBA.
‘Falemnderit zotëri Kryeministër për letrën tuaj dhe planin për transformimin e FSK’së. Keni mbështetjen time. Unë jam këtu me juve dhe do të jem deri në fazën e implementimit’’, kishte thënë Mattis.
Sot në Kuvendin e Kosovës u miratuan tri projektligjet e FSK’së për shndërrimin e saj në Ushtri.
Kryeministri Ramush Haradinaj sot gjatë ditës e citoi disa herë Mattis’in, duke shprehur falënderime të mëdha për Amerikën në këtë proces.
Haradinaj duke cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes tha se ‘FSK do të jetë miku më i mirë dhe armiku më i keq’.
(Kosova Sot)