Kelmendi: Dekriminalizim i plotë i politikës dhe miratimi e zbatimi i një ligji VETTING

  • 14 December 2018 - 21:48
Kelmendi: Dekriminalizim i plotë i politikës dhe miratimi e zbatimi i një ligji VETTING

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi mendon se ky lloj izolimi mund të ishte një zgjidhje vetëm afatshkurtër, porse zgjidhja më e mirë do të ishte imponimi pa kusht i dekriminalizimit të plotë të politikës dhe miratimi e zbatimi i një ligji VETTING.

"Natyrisht se veprimi i tillë do të ishte ndoshta një ndihmë e madhe në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe të veprimtarisë kriminale. Por, unë mendoj, se Kosovës i duhet ndihmë juridike në drejtim të shërimit të sistemit të drejtësisë, si formë dhe mjet për të siguruar sistemin dhe për të ndërtuar shtet ligjor.

Këtu mendoj në futjen në zbatim të VETTING-ut si mjet kryesor i krijimit të sistemit të drejtë juridik. Vetting duhet të bëhet dhe të ndërtohet jo vetëm me kuadrot e vendit, por edhe me mbështetje nga SHBA-ja, Anglia dhe Gjermania. Një Vetting i tillë, në përbërje të tillë krijon taban të shëndoshë për të spastruar Policinë, Prokurorinë dhe Gjyqësorin. Kështu krijohet baza e ndërtimit të shtetit juridik dhe të luftimit me sukses të veprimtarisë kriminale", theksoi Kelmendi.

 

Lexo edhe këtë: Lista të zeza për politikanët zhvatës, të izolohen e të ndëshkohen

(Kosova Sot)