Neziraj: Doganat dhe ATK-ja të mobilizohen

  • 14 December 2018 - 21:51
Neziraj: Doganat dhe ATK-ja të mobilizohen

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për gazetën "Kosova Sot", thotë se ka shpresë se kjo qeveri pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për autoritet e Serbisë do të mobilizojë Doganën e Kosovës dhe ATK-në në luftën e saj ndaj kontrabandës dhe informalitetit që mund të bëhet kudo përmes pikave kufitare, me theks të posaçëm në veri dhe në drejtim të Malit të Zi, që si dy rajone kanë qenë pjesa më e rebeluar karshi institucioneve të Kosovës.

"Po qëndruan duarkryq doganat dhe ATKja, atëherë do të ketë shumë shpejt një rritje të evazionit fiskal dhe informalitetit përmes të cilëve mund t'i bëhet një dëm i madh buxhetit të Kosovës", vlerësoi ai. Neziraj sugjeroi se veç pjesëve të tjera të vendit në të gjitha rrugët ilegale dhe alternative duhet që vendosen dogana dhe Policia kufitare dhe nuk duhet hezituar nga qeveria të kërkojë edhe ndihmë nga trupat e KFOR-it.

 

 

Lexo edhe këtë: Taksa godet tregtinë e ligjshme, kontrabanda vlon në veri

(Kosova Sot)