Anita uron kryeministrin për ushtrinë me një dedikim të veçantë

  • 14 December 2018 - 22:16
Anita uron kryeministrin për ushtrinë me një dedikim të veçantë

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj ka zgjedhur një dedikim mjaftë të veçantë për të uruar bashkëshortin e saj për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Nje ushtar dje, nje ushtar sot! Keshtu ndertohet historia! Sot festojme Ushtrine me te re ne bote, Gezuar!!!”, ka shkruar ajo në Instagram, bashkangjitur me një fotografi të kryeministrit Haradinaj në ceremoninë për zyrtarizmin e ushtrisë.

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri projektligjet e FSK’së që mundësuan formimin e ushtrisë.

 

 

(Kosova Sot)