Mblidhet Kryesia e Kuvendit nesër në ora 10:00

  • 14 December 2018 - 22:32
Mblidhet Kryesia e Kuvendit nesër në ora 10:00

Mediat në vend bëjnë të ditur se nesër në ora 10:00 nuk do të mblidhet Kuvendi siç u raportua nëpër media por vetëm Kryesia për të caktuar orën e mbledhjes së Kuvendit.

Kjo seancë do t’i kushtohet rezolutës për dialogun me Serbinë, ku pritet të formohet edhe ekipi negociator me në krye Shpend Ahmetin e PSD-së dhe Fatmir Limajn e Nismës Socaldemokrate.

Mësohet se marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe mazhorancës.

 

(Kosova Sot)