Çka do të jepnit për të jetuar përjetë?

  • 14 December 2018 - 22:41
Çka do të jepnit për të jetuar përjetë?

Injektimet e qelizave, karriget magnetike dhe implantet e trurit, janë ndër idetë e Luginës së Silikonit për ta arritur pavdekësinë

Njëra ndër idetë e luftimit të pleqërisë është marrja e qelizave amë nga palca ashtërore e personit dhe injektimin e tyre në inde të tjera, gjë që pritet të përtërijë indet

Që nga Epi i Gilgameshit, njërit prej tregimeve më të vjetra të njerëzimit, që daton nga shekulli XXII para erës së re, njerëzit kanë shprehur dëshirën e zjarrtë që të bëhen të pavdekshëm. Metamorfoza e shekullit XXI të industrisë antiplakje tanimë ka filluar. James Horton, kandidat PhD në Universitetin "Bath" dhe Nicholas Priest, ligjërues në këtë universitet, analizojnë se a ia vlejnë kërkimet e Luginës së Silikonit për pavdekshmëri, sakrificave që i kërkojnë. 

Karriget elektromagnetike

Njëra ndër idetë e luftimit të pleqërisë është marrja e qelizave amë nga palca ashtërore e personit dhe injektimin e tyre në inde të tjera, gjë që pritet të përtërijë indet. Megjithatë, shumica e shkencëtarëve thonë se duhen të kalojnë, të paktën, edhe 100 vjet, para se shoqëria të zbulojë diçka reale në këtë drejtim. Në disa kafene të Kalifornisë ka ndriçim që ndryshon përgjatë ditës, ka karrige elektromagnetike të dizajnuara për të rritur qarkullimin e gjakut dhe kafe që përmban yndyrë dhe shërbehet me gjalpë. 

Kontrollimi i plakjes së organizmit

Ka njerëz si Dave Asprey, i cili është një figurë kontroverse që publikisht thotë se do të jetojë deri në 180 vjet, duke ndryshuar shprehitë e tij ditore, me qëllim të ndryshimit të fiziologjisë së tij. Ai ka një blog të quajtur "Bulletproof", ku ofron artikuj të ndryshëm këshillues. Në anën tjetër, shkencëtarët kanë parë se mund të zgjatet jeta e mizës Drosophila melanogaster, duke e detyruar atë që të konsumojë ushqime të pasur me sheqer dhe me pak proteina. Kjo zgjatje e jetës te këto miza vjen me një kosto, që përfshin më pak pasardhës dhe një infektim më i madh, procese këto që kërkojnë proteina. Më pas ekziston një molekulë e quajtur mTOR, e cila ka role të ndryshme në organizëm. Duke kontrolluar këtë molekulë, mund ta kontrollojmë edhe plakjen e organizmit. Të ashtuquajturit biohakerë kanë gjetur mënyra për të manipuluar me mTOR. 

 

(Kosova Sot)