Mot i ftohtë dhe me borë gjatë vikendit

  • 14 December 2018 - 22:46
Mot i ftohtë dhe me borë gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se këtë vikend, do të vazhdojë të mbetet situata meteorologjike jostabile.

‘Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale, thuhet në njoftimin e IHMK-së, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”. 

 

(Kosova Sot)