Presidenti Thaçi e mirëpret krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë

  • 15 December 2018 - 20:52
Presidenti Thaçi e mirëpret krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e mirëpret miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD’ja.

“E mirëpres vendimin e rëndësishëm sot për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti’’, ka shkruar Presidenti Thaçi në rrjetin social Twitter.

Më tej ai shtoi se do të me ekipin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

‘’Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën’’, deklaroi Thaçi.

 

(Kosova Sot)