Hoti godet PSD’në: Kosovën s’mund ta përfaqësojnë ata me mandate të huaja

  • 15 December 2018 - 20:55
Hoti godet PSD’në: Kosovën s’mund ta përfaqësojnë ata me mandate të huaja

Shefi i Grupit Parlamentar të LDKsë, Avdullah Hoti ka shprehur papajtueshmërinë tij edhe pas votimit të rezolutës për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të përfaqësohet në Bruksel nga partia e shtatë ose tetë në Kuvend, duke aluduar në Nismën si dhe deputetë më mandate të huaja, ku ka aluduar në PSD’në.

“Ta kemi të qartë se asnjë votim në Kuvend nuk mund të shmangë Kushtetutën. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta. Ndërkaq, ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime. Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces të rëndësishëm me kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtatë apo e tetë në Kuvend dhe nga ata që kanë mandate të huaja”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“LDK do ta mbrojë interesin e Kosovës. Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK'në, partinë me mbështetjen më të madhe në vend. Të mos mashtrohet askush”.

 

(Kosova Sot)