Deputetja e VV’së për PSD’në: Fluturo, fluturo në prehër të Thaçit

  • 15 December 2018 - 21:27
Deputetja e VV’së për PSD’në: Fluturo, fluturo në prehër të Thaçit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka reaguar ndaj partisë Socialdemokrate, duke thënë se po fluturojnë, dhe kanë përfunduar në prehër të presidentit Thaçi

Millaku ka thënë për PSD’në se nuk mund të mashtrojnë të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës.

“Fluturo,fluturo në prehër të Thaqit përfundo, kështu përfunduan ata të cilët ikën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Mund të mashtrosh një pjesë të njerëzve për njëfar kohe, por nuk mund të mashtrosh të gjithë njerëzit gjithë kohën”, ka thënë Millaku.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Projekt-rezoluta e PSD’së ka kaluar në Kuvend me 59 vota pro dhe 2 abstenime.

Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, si dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

 

(Kosova Sot)