Zyrtari i PSD’së për Pacollin e VV’së: Po e tregon sheshazi budallallëkun e saj
Miratimi i rezolutës së propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës ka rikthyer një tjetër përplasje mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD’së.
Fitore Pacolli, deputetja nga Vetëvendosje, ka ironizuar me rezolutën e PSD’së për dialog. Ka thënë se rezoluta e PSD’së i pëlqen edhe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Po thonë lexone rezolutën. Mjafton të lexoni komentet e Hashimit dhe Kadrisë për ta kuptuar sa e mirë është rezoluta”.
“Veç PSD sjell në Kuvend kësi lloj rezolute që jo vetëm që i pëlqen Hashimit e Kadrisë, por të dy nuk ndalen së punuari pa i siguruar votat për ta”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj në Facebook.
Zyrtari për media i PSD’së, Shkodran Hoti, Pacollin e ka quajtur kukuvajkë. Ka thënë se sheshazi po tregon budallallëkun e saj.
“Një ‘kukuvajkë’ me lot në sy, bashkë me lotët po derdh sheshazi gjithë budallallëkun e saj duke vajtuar se Thaçi e paska përshëndetur votimin e Rezolutës. Po pse vajton moj? Thaçi edhe dje përshëndeti votimin për transformimin e FSK-së në ushtri, për çka ‘kukuvajka’ votoi, madje me dorë”, ka shkruar Hoti.
(Kosova Sot)