Martesa kolektive mes komunitetit LGBT në Brazil

  • 16 December 2018 - 23:43
Martesa kolektive mes komunitetit LGBT në Brazil

Ceremonia e martesës, nga një ditë gëzimi është kthyer në një akt rezistence për 40 çifte të reja në Brazil. 80 pjesëtarë të komunitetit LGBT në Sao Paulo u bashkërenduan për të shkëmbyer zotimet dhe unazat përpara se kandidati i zgjedhur për president, Zhair Bolsonaro, të ulet në zyrën më të lartë të shtetit në datën 1 janar.

Ceremonia e martesës, nga një ditë gëzimi është kthyer në një akt rezistence për 40 çifte të reja në Brazil.

80 pjesëtarë të komunitetit LGBT në Sau Paulu u bashkërenduan të shtunën për të shkëmbyer zotimet dhe unazat përpara se kandidati i zgjedhur për president, Zhair Bolsonaro, të ulet në zyrën më të lartë të shtetit në datën 1 janar.

Pjesëtarët e një organizate vendase joqeveritare, që përkrah kauzën LGBT në mbrojtje të të rinjve, u shprehën se presidenti i ri Bolsonaro mund ta shfuqizojë të drejtën e njohur nga Gjykata Supreme në vitin 2011 për martesat mes të njëjtës gjini.

Ndërsa të sapomartuarit e cilësuan ceremoninë e fundit si një akt politik, një akt rezistence që megjithatë nuk e zhvlerëson dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin.

Edhe pse gjatë fushatës së këtij viti presidenti i zgjedhur Bolsonaro nuk ka bërë deklarata kundër martesave gej, disa qëndrime të mëparshme me natyrë homofobe janë pritur me shqetësim nga komuniteti LGBT në Brazil.

Në dy intervista të vitit 2011 dhe 2002, Bolsonaro tha se po të kishte një djalë homoseksual do të donte që ai të vdiste në një aksident, ndërsa po të shihte dy burra që puthen në rrugë, do t'i binte me grusht.

Martesat gej në Brazil janë legalizuar prej majit të vitit 2013.

 

(Kosova Sot)