Ish kreu i AKK-së ka një mesazh për Ministrin Tahiri

  • 18 December 2018 - 19:52
Ish kreu i AKK-së ka një mesazh për Ministrin Tahiri

Sipas Hasan Pretenit, njohës i mirë i kësaj fushe, madje për dy mandate në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës, ky zotim i ministrit Tahiri tingëllon bukur, por pyetja shtrohet se si mund të zbatohet, me çfarë sigurie është lëshuar kjo deklaratë nga ana e ministrit.

"Si veprohet kështu kur ministri siguron se do të bëhet konfiskimi. Ministri dhe Qeveria duhet të krijojnë kushte optimale të punës, duhet t'i dërgojnë projektligjet në Kuvend dhe të sigurojnë buxhet të mjaftueshëm për punë. Ministri nuk konfiskon, ministri nuk burgos. Si mundet politika të premtojë diçka që nuk është kompetencë e tyre. Prokuroritë duhet të zgjohen nga gjumi, ato duhet të ngrenë aktakuza të bazuara në fakte, ato duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe profesionale”.

“Pra, si mund të sigurohet se do të ketë konfiskime vitin tjetër. Nëse ka prova pse po e presin vitin tjetër. Pse e kanë taktizuar dhe nuk kanë vepruar këtë vit ose këtyre viteve. Kjo na lë përshtypjen se i kanë provat dhe se nuk kanë vepruar derisa të vjen viti 2019. Të gjitha këto deklarime dhe qëndrime të politikës nuk janë reale dhe nuk janë pjesë e mandatit të politikës. Sidoqoftë, unë uroj që të lëvizet nga pika zero,uroj që të ketë progres,por në anën tjetër unë jam shumë skeptik. Nuk po punohet dhe nuk po logjikohet mbarë. Politika duhet të mbetet 100% jashtë Gjyqësorit. Mesazhi im për ministrin është shumë i sinqertë, është kërkesë:Krijoni kushtet për punë dhe kërkoni transparencë dhe llogaridhënie", tha ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni.

(Kosova Sot)