Kisha Ortodokse përkrah Vuçiqin për mbrojtje të serbëve në Kosovë

  • 18 December 2018 - 22:31
Kisha Ortodokse përkrah Vuçiqin për mbrojtje të serbëve në Kosovë

Në një kumtesë të Kishës Ortodokse Serbe që e kanë publikuar medie të Beogradit, KOS-i përkrah vendimin e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq që ta mbrojë popullin serb në Kosovë “nëse ai sulmohet”.

"Këto garanci e fuqizojnë shumë popullin tonë dhe i japin atij forcë që të t’iu rezistojë presioneve që i kanë çdo ditë”, thotë.

Kisha po ashtu ka kumtuar sot se me shqetësim e ka marrë lajmin se “ armiqtë e paqes kanë vendosur për formimin e ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës”.

 

(Kosova Sot)