Ish agjenti zbulon detajet e pathëna për vrasjet Haradinaj-Musaj: Motra e Xhavit Halitit ishte gruaja e Xheladinit, i vrarë pas lufte

  • 08 January 2019 - 15:38
Ish agjenti zbulon detajet e pathëna për vrasjet Haradinaj-Musaj: Motra e Xhavit Halitit ishte gruaja e Xheladinit, i vrarë pas lufte

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në njërën nga intervistat e tij ka folur për konfliktin që kishte pasur menjëherë pas lufte me familjen Musaj, ku mbetën të vrarë disa persona, si nga Musajt ashtu edhe nga Haradinajt.

Haradinaj ka thënë se nxitja e tensioneve mes dy familjeve është bërë me skenar të krijuar jashtë Kosovës.

“Nuk shkova për t’u vrarë me Musajt, por për të biseduar”, ka deklaruar Haradinaj.

E ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në faqen e tij në facebook, ka shkruar se i gjithë skenari për këtë është përgatitur në Prishtinë, duke drejtuar gishtin tek Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe Adem Grabovci.

Por, në një prononcim, ekskluzivisht për “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut ka dhënë më shumë detaje për këtë rast, duke zbuluar shumë të pathëna që nuk ishin ditur me parë.

Image
Naim Miftari

 

“Konflikti vëllavrasja në mes krahëve ushtarak UÇK-së dhe FARK-it  ishte mbjell nga Hashimi kur Hashim Thaçi viziton Tahir Zemën në Propaqan ku e kërcënon me vdekje Tahirin por edhe Ahmet Krasniqin...., plus Ramushi në atë kohë e kishte pranuar Tahir Zemën e FARK-ut  si komandant suprem por kjo qasje ka ndryshuar pas vizitës së Hashimi Thaçit me shokë  në Propoqan të Tahir Zemaj (kazerma ushtarake ishte në një shkollë)”, është shprehur Miftari për “Kosova Sot”.

Ai thotë se Xhavit Haliti është mik shtëpie me Musajt, pasi motra e Hallit ka qenë gruaja e vëllait të madh të Musajve, Xheladinit që mbeti i vrarë pas vrasjes së Enver Haradinajt.

“Kurse shoku i Ramushit i 15 katërshit  është Rexhep Selimi, kështu e ka quajt Ramushi vet në Parlament Rexhen (ja ka fut kot) kurse  11-tshi i Shtabit të Përgjithshëm është Sokol Bashota, vartës i Hashimit...kurse Xhavit Haliti është mik shpije i Musajve të Strellcit pasi  motra e Xh H ka qenë gruaja e vëllait të madh të Musajve, Xheladinit, i cili u vra i fundit pas vrasjes të vëllait të Ramushit, pra dhëndri i Xhavitit është Xheladin Musaj i vrarë”, thekson ai për “Kosova Sot’.

Ish agjenti i SHIK-ut, më tej thotë se kjo vëllavrasje i ka konvenuar Serbisë dhe klanit Pronto në Kosovë.

“Pse nuk i ka pajtuar Xhaviti bashkëluftëtarin  e vet, Ramushin me miqtë e vet, me dhëndrin e vet pse nuk e kanë ndalë atë vëllavrasje .... Dhe kujt ika shërbyer kjo vëllavrasje pos Serbisë  edhe kujt në Kosovë dhe rezultati del se i ka konvenuar Hashim Thaçit  dhe grupit Pronto. Ramushi nuk ia ka vet shumë letrat Hashimit pas luftës, plus Musajt janë LDK-FARK, me një guri i kanë rrok dy kundërshtarë ndërmjet vetit ... Përçaj e sundo, shkollë e Gebellsit Kujtoj vetëm akuzat dhe deklaratat e Adem Grabovcit kundër Ramush Haradinajt në Parlamentin e Kosovës.!”, ka përfunduar për gazetën “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut dhe ish ushtar i UÇK-së, Naim Miftari.

(Kosova Sot)