“Shpërthen” Krasniqi: Asgjë e mirë nuk vjen nga Baton Haxhiu, këlyshi i Stanishiqit

  • 10 January 2019 - 15:31
“Shpërthen” Krasniqi: Asgjë e mirë nuk vjen nga Baton Haxhiu, këlyshi i Stanishiqit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka dekretuar kosovarin Gent Cakajn si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Arsye të mos-dekretimit, Meta përmend deklaratat e Cakajt dhënë në një intervistë televizive për çështje të korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë pati reagime të ndryshme ndër të cilat ishte edhe ajo bërë nga Baton Haxhiu i cili i ka dërguar letër presidetit Meta, duke e quajtur vendimin e tij akt të padenjë dhe anti historik.

E ndërsa Haxhiut i ka reaguar analisti politik, Faik Krasniqi i cili e ka quajtur atë këlysh të Stanishiqit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Asgje e mire nuk vjen nga Baton Haxhiu, kelyshi i Stanishiqit. Por ti s'ke faj qe je bere nje nder njerezit me te rendesishem ne Kosove e Shqiperi, kane faj ata qe te ngriten ne piedestal, duke filluar nga shoku yt Hashim Thaci. Nje gje s'mund ta kuptoje.

Image

Faik Krasniqi

Njerezit qe e udhehoqen luften dhe thirren ne emer te saj, t'i bejne kaq te rendesishem kelyshqit e UDB-se. E palogjikshme, apo jo? Edi Rama, mos bej spektakel me kalamaj si Gent Cakaj, e aq me pak nje nxenes te Baton Haxhiut. Nese te ka ngele aq shume merak qe ate post t'ja japesh nje shqiptari te Kosoves, ke sa te duash qe e kane ate pervoje!

(Kosova Sot)