Haradinaj nuk flet për mosdekretimin e Gent Cakajt, thotë se Metën e ka shumë mik

  • 11 January 2019 - 14:13
Haradinaj nuk flet për mosdekretimin e Gent Cakajt, thotë se Metën e ka shumë mik

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar t’i bashkohet debatit më të madh ditëve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri se a duhet pasi presidenti Ilir Meta refuzoi ta dekretonte si kryediplomat të Shqipërisë të riun nga Kosova, Gent Cakajn

Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë mosdekretimin e Gent Cakajt për ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë dhjetorit bëri disa reformime në kabinetin e tij dhe vendosi që Cakajn dhe Besa Shahinin nga Kosova, t’i ngriste në detyrë. Ata ishin zëvendësministra në Qeverinë Rama, dhe kryeministri vendosi t’i bëjë ministra.

Meta dekretoi Besa Shahinin si ministre të Arsimit, por refuzoi ta dekretonte Cakajn si kryediplomat. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Sipas Metës, qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë. 

(Kosova Sot)