Partia gjermane përshtat simbolin e fshehtë të nazizmit në stemën e vet

  • 11 January 2019 - 14:24
Partia gjermane përshtat simbolin e fshehtë të nazizmit në stemën e vet

Një politikan gjerman e ka lënë partinë “AfD” për ta themeluar një parti të re që do ta përdor si stemë shenjën e fshehtë të nazistëve austriakë, e cila është përdorur gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar.

Andre Poggenburg dha dorëheqje nga pozita e tij si udhëheqës rajonal i partisë “AfD” në Saksoninë lindore vitin e kaluar pasi kishte thënë se turqit janë vozitës të deveve. Ai kishte thënë se imigrantët me shtetësi të dyfishtë janë grumbuj të të pastrehëve që nuk i dëshiron në Gjermani. Poggenburgu njoftoi për dorëheqjen nga partia përmes një shkrese elektronike që ua dërgoi udhëheqësve të partisë gjatë kësaj jave.

Partia e tij e re, e quajtur “Aufbruch der deutschen Patrioten” (“Zgjimi i Patriotëve Gjermanë”), do ta përdorë si stemë një lule të kaltër me flamurin gjerman. Kjo lule e kaltër ishte përdorur si simbol i fshehtë i socialistëve nacionalistë të Austrisë para se nazistët të vinin në pushtet më 1938. Udhëheqësi i kësaj partie ka qenë edhe më herët i kritikuar për përdorimin e fjalorit me shprehje naziste, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot)