Ish agjenti i SHIK-ut u drejtohet me emra: Enver Malokun nuk e ka vrarë UÇK-ja, por ja kush e vrau

  • 11 January 2019 - 16:51
Ish agjenti i SHIK-ut u drejtohet me emra: Enver Malokun nuk e ka vrarë UÇK-ja, por ja kush e vrau

Sot janë bërë 20 vite që nga vrasja e Enver Malokut, bashkëpunëtorit të Presidentit,  Ibrahim Rugova.

E përmes një postimi në facebook, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar se Enver Malokun nuk e ka vrarë UÇK-ja, por përfituesit e luftës.

“Gjarpër, Lul, Zek, Dajë, atdhetarin Enver Malokun nuk e ka vrarë UÇK por përfituesit e luftës. Vrasja e atdhetarit të çështjes kombëtare Enver Malokut ishte hapje e rrugës për agjencitë informative SHIK dhe ma vonë edhe i SIA_as, kjo vrasje ka patur qellim eliminimin e rrjetit të QIK-ut dhe eliminimin e reputacionit dhe ndërprerjen e lidhjeve dhe ndikimit ndërkombëtar që gëzonte kjo organizatë në bot. Dikush i uritur shumë për pushtet dhe para që kishte plane tjera për Kosovën pas luftës ju frikonte shumë kësaj organizate informative. Vrasësit janë shqiptar që mendojnë dhe punojnë serbisht edhe sot!”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)