Shpërndante drogën me kuti të picave, arrestohet nga policia

  • 16 January 2019 - 22:52
Shpërndante drogën me kuti të picave, arrestohet nga policia

Një pronari i një "fast-food"-i u arrestua në jug të Gjermanisë sepse përdorte kutitë e picave dhe të mbajtëseve të tjera të ushqimeve për të shpërndarë droga, njoftoi sot policia.

Ky 35-vjeçar prodhonte gjithashtu drogë në shtëpinë e tij.

Kur policia kërkoi në shtëpinë dhe biznesin e tij, ajo gjeti një sasi të madhe parash si edhe substanca që përdoreshin për prodhimin e drogës.

 

 

(Kosova Sot)