Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 17 January 2019 - 08:14
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 17 janar

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë, ora 09:00)

Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatojë grevistët e Komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 09:15)

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini, nënshkruajnë Marrëveshjen-grant për mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Amfiteatri e Klinikës së ORL-së në QKUK, ora 09:30)

Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatojë grevistët në çerdhen e Komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 09:45) Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 10:15)

Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatojë grevistët e Shkollës Fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të Komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40) Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit, në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00) 

Promovohet libri i Elena Kosqait “Lufta e Trojës: Lufta pellazgo- ilire”.  (Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, ora 12:00) 

Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30)  

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)  

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (“Sheshi 21”, ora 18:00)

Dega e LDK-së në Pejë ndez ndezë qirinj në vendin e vrasjes së ish-deputetit të Kosovës, Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pejë, ora 19:50)

(Kosova Sot)