Kelmendi: Kriminalizimi i politikanëve

  • 17 January 2019 - 12:25
Kelmendi: Kriminalizimi i politikanëve

Analisti Ibrahim Kelmendi, për gazetën “ Kosova Sot’, thotë se, fatkeqësisht, pushtetarët virtualë, deri në fund të luftës, dhe pushtetarët realë nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nuk duhet të kenë pasur asnjëherë karakter fisnik, por neve po na ngjan, sikur ata u kriminalizuan vetëm kur mundën të ushtronin pushtet.

“Njeriu me karakter fisnik nuk është konjuktural, herë fisnik e herë kriminel, por mbetet përherë fisnik! Prandaj, vetëm naivët shfaqin habi, përse na qenkëshin tjetërsuar, ta zëmë Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. Përherë, që kur duhet t’i kenë rekrutuar shërbimet armiqësore, janë angazhuar siç i kanë komanduar eprorët, për hir të interesave të tyre egocentrike.

Po të ishim të informuar e të ndërgjegjshëm, nga të tillët nuk është dashur të shpresonim se ndonjëherë do të mbajnë qëndrime konstruktive, parimore, sepse janë rekrutuar që t’u shërbenin pushtueseve serbë”, potencoi ai.

Lexo edhe këtë: Politikanët injorantë shkelën mbi gjakun e dëshmorëve

(Kosova Sot)