Propozon të dashurën për martesë në aeroport, shihni çfarë ndodh

  • 17 January 2019 - 12:43
Propozon të dashurën për martesë në aeroport, shihni çfarë ndodh

Një propozim për martesë në mes të aeroportit të Catanias në Itali nuk shkoi ashtu siç duhej. Një djalë i ri kishte organizuar çdo gjë për propozimin e duhur, me një tullumbace të kuqe në formë zemre ku shkruhej “Do të martohesh me mua” dhe me unazën në xhep kishte shkuar në aeroport të priste të dashurën.

C 2 Articolo 3185784 Upiimagepp

Por fatkeqësisht çdo gjë shkoi kot. E dashura e tij, e refuzoi propozimin për martesë dhe u largua menjëherë nga aeroporti duke e lënë të dashurin të zhgënjyer e të mërzitur me tullumbacen e kuqe në dorë.

E gjithë ngjarja është bërë publike nga llogaria e Faceboo-ut e “Aeroporto di Catania – Sicilia”, e cila postoi edhe një foto të tullumbaces në formë zemre. Nuk kanë munguar edhe komentet në mbështjetje të djalit të ri, të cilët e përgëzonin për kurajon që kishte.

 
(Kosova Sot)