Aliu: Si bëhet që asnjëherë në bisedimet me Serbinë nuk u fol për krimet e pandëshkuara, të pagjeturit, dëmet miliardëshe të luftës?!

  • 17 January 2019 - 13:22
Aliu: Si bëhet që asnjëherë në bisedimet me Serbinë nuk u fol për krimet e pandëshkuara, të pagjeturit, dëmet miliardëshe të luftës?!

Bislim Aliu,po ashtu analist politik,për gazetën " Kosova Sot",thotë se vërtet është për keqardhje se sa shpejt i harruan pushtetarët tanë,që dolën nga flakët e luftës,plagët e popullit."Ndërkaq,e tëra kjo ndodhi,ngase pushtetarët tanë i përveshën mangët,për pasuri dhe luks,si sheikët,duke harruar se luftëtarët e vërtetë e lanë luksin dhe pasurinë, që të jepnin jetën për lirinë e vendit.Politikanët kosovarë i injoruan tërësisht pasojat e luftës dhe hynë në dialog me Serbinë,shtetin armik dhe gjenocidal,pa asnjë kusht.Ndaj,duhet pyetur se si bëhet,vallë,që asnjëherë në bisedimet me Serbinë nuk u fol për krimet e pandëshkuara,masakrat si ajo e Reçakut,të pagjeturit,dëmet miliardëshe të luftës.Tani,në fund të procesit,kur po gatuhet marrëveshja e dëmshme me Serbinë,politikanëve tanë po u bie ndërmend,që të përmendin çështjet e injoruara kaq gjatë?!!! Ndaj,në vend që të kërkojnë nga Qeveria serbe shpagim për krimet,kemi ardhur në momentin që të diskutojmë për dhënie territori Serbisë vrastare,nacionaliste dhe fashiste,atëherë,sot e gjithmonë",vlerësoi ai.

(Kosova Sot)