Salihu: Kufizimi i mundësive për t'u ankuar

  • 17 January 2019 - 13:24
Salihu: Kufizimi i mundësive për t'u ankuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita Salih Salihu (PSD), për gazetën " Kosova Sot', thotë se që nga shuarja e tij, ekspertët e ekonomisë, por edhe përfaqësues nga komuniteti i bizneseve kanë kërkuar në vazhdimësi rifunksionalizimin e bordit. "Madje, këtë e kanë kërkuar edhe drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës. Ata kanë nxjerrë një qëndrim të përbashkët, përmes të cilit kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria që të rifunksionalizojë sa më shpejt që të jetë e mundur Bordin e Pavarur për Rishqyrtime, meqenëse ata kanë vlerësuar se duhet të ketë një organ të pavarur tek i cili adresohen të gjitha ankesat, të cilat komuniteti i biznesit ka ndaj ATKsë edhe Doganave", theksoi ai."Duhet thënë se riaktivizimi i Bordit të Pavarur të Ankesave, që kishte ekzistuar më parë, por që ishte hequr nga Qeveria 'Mustafa', pritet se do të ndihmojë bizneset vendore që me vite mos të sorollaten nëpër gjykatat tona. Kjo, pasi shumë biznese në mungesë të këtij bordi nuk kanë pasur se ku të ankohen për vendimet e padrejta të Doganave apo ATK-së në dëm të bizneseve", vlerësoi Salihu. "Edhe unë, sikurse që e thanë edhe përfaqësues të bizneseve, ata të Odës së Afaristëve të Kosovës, si edhe analistët e ekonomisë vlerësojnë me të drejtë se pas riaktivizimit të këtij bordi, ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të këtyre institucioneve do të zgjidhen në afat se më të shpejtë, në mënyrë që bizneset të mos vuajnë nga padrejtësitë, si rezultat i vendimeve 'ad-hock' apo të qëllimshme qeveritare", ka potencuar ai.

(Kosova Sot)