Qytetari nga Peja me akuza të rënda për QKUK’në: Ma mbytën nënën

  • 17 January 2019 - 13:42
Qytetari nga Peja me akuza të rënda për QKUK’në: Ma mbytën nënën

Pas paraqitjes publike të mbrëmshme të vëllait të ushtarit të UÇK’së, Avni Hysenit, Adnan Hyseni, i cili ngriti dyshime për trajtimin që mjekët në QKUK, i kishin bërë vëllait të tij gjatë kohës sa kishte qenë në komë – nëpër rrjete sociale kanë filluar reagime të tjera, në të cilat po fajësohen mjekët që punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim çnjerëzor të pacientëve

Zyrtari i Komunës së Pejës, Leonard Shabanaj, në profilin e tij në Facebook ka rrëfyer rastin për vdekjen e dyshimtë të nënës së tij në QKUK, pas trajtimit nga mjekët, ndaj të cilëve madje ka paralajmëruar padi.

Suspendohet infermierja e Intensives, dyshohet se mashtroi familjarin e pacientit

Ai tregon se si gjendja e nënës së tij ishte përkeqësuar pas një koronarografie të zemrës, që thotë se ia kishte bërë mjeku Daut Gorani, të cilin e quan të papërgjegjshëm.

Madje, ai shkruan se pas asaj koronarografie të zemrës, organizimi i nënës së tij ishte mbushur me gjak dhe se askush s’po e merrte mundin ta dërgonte në sallë të operimit, ndërsa për mjekun Gorani thotë se ishte larguar pa e dorëzuar raportin për të cilin pretendon se kishte synuar ta fshihte, bashkë me CD’n.

Shabanaj shkruan tutje se asnjë nga mjekët kujdestar nuk e dinin pse gjendja e nënës së tij ishte përkeqësuar ashtu.

Ai i akuzon edhe mjekët e tjerë për arrogancë dhe rrugaçëri tipike, siç e quan ai.

Shabanaj shpreh bindjen se mjekët e pandërgjegjshëm ia mbyten nënën.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Reagim me shkas, pas prezatimit të emisionit Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV-Dukagjin.

Kemi fakte të pakontestueshme se nëna ime vdiq si pasoj e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor nga stafi i Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës.

Periudha nga data 17 dhjetor 2018 deri me datën 1 janar 2019 ishte më e vështira në jetën time.Në këtë periudh nëna ime,unë, dhe gjithë familja përjetuam një trajtim çnjerëzor,jo human e joprofesional nga Stafi i Qëndrës Klinike Universitare ,e cila për nga emri do të duhej të ishte shembull i profesionalizmit në Kosovë.

Me datë 17 dhjetor pas rekomandimit të Spitalit Regjional në Pejë nëna dërgohet për trajtim në QKUK ,konkretisht në Njesinë Koronare,për të kryer një Koronarografi të zemrës (kishte ulje të tensionit të gjakut). Me datë 18.12.2018 doktoret vendosen ti bëhët koronarografia.Deri në momentin e hyrjes në sall ishte shume mirë nga shëndeti,madje filloj të me çortonte “pse mki pru ktu,që m’ kaloj,kurgjo skom etj”.Hyri në sallen emergjente për ta kryer inqizimin dhe kur doli filluan dhimbjet e mëdha.Nuk kaluan as 10 minuta humbi vetëdijen,kishte ndodhur komplikimi gjatë koronarografisë.Doktori i papërgjegjshëm Daut Gorani nuk kishte treguar fare,e la në atë gjendje dhe iku .Gjakderdhja nga arteria e prishur gjatë koronarografisë ishte e madhe ,për një kohë të shkurt organizmi i saj u mbush me gjak.Askush nuk merrte mundin ta dërgonte në sallen e operimit.Dr,Dauti ishte larguar pa dorzuar raportin e koronarografisë ,tentote ta fshehte raportin se bashku me CD.

Ansjë nga doktorët kujdestar me nuk e kishte iden se nga humbte gjaku.Me dukej se talleshin me mua “me pyesnin se mos ka pas ithat në lukth e pyetje të tjera banale”.E lan në atë gjendje mbi 24 orë ,me një fjalë e mbyten me gjakëftohtësi dr,Daut Gorani dhe Kirurgu Vaskular Kujdestar i datës 18.12.2018 Lulëzim Vokrri.Organizmi i saj u mbush gjak ,filloj të kthente gjak nga goja dhe hunda.Gjëndja vetem vazhdonte të rëndohej.

Pasi kishin kaluar 24 orë dhe vdekja e saj ishte e sigurt, me than po e dergojm në sallen e operimit për ta rregulluar arterien të gjakut, e prishur gjatë koronarografisë.Aty te dera doli kirurgu tjetër vaskular Elmi Olluri.Me priti me një arroganc dhe rrugaqëri tipike.Nuk me tha asgjë për komplikimin e gjëndjës shëndetësore të saj dhe për mundësin e shpetimit të jetës.Mu drejtu me fjalët “kjo ka me mbetë në tavolinë e vdekur,e ka gjëndjen keq,nuk kom qa boj veq pe kryej pjesen time profesionale”.Befasohesha me sjelljet e tyre,deri në çfar niveli arrinte papërgjegjësia e tyre ,me dukeshin si vrases tipik gjakëftohtë.
Pra ,nëna ime nuk kishte një semundje të natyrshme që do ti merrte jetën,e mbyten kta doktor të pandërgjegjshëm.

Tani jam në fazen e fundit të përgaditje se dokumentacionit për të bërë denoncim penal për ta.

Një gjë nuk mund ta besoj? Si mund të jetë pjesë e QKUK –së një doktor me mal aktakuzash nga prokuroria ,i akuzuar për vepra të rënda penale si marrje e dhënie ryshfeti ,keqperdorim detyre si pjese e një grupi të organizuar kriminal që operonte brenda QKUK-së e të vazhdoj punën normalisht aty.Derisa ligji e thotë që kushdo që ka aktakuz që lidhet me ushtrimin e funksionit public duhet të pezullohet nga funksioni deri ne vendimi e plotëfuqishëm të gjykatës.Për këtë do të presë përgjigje nga QKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësis gjatë ditëve në vijim.Është pikërisht ky doktor i papërgjegjëshem që i shkaktoj vdekjen nënës.
Uroj që nena ime të jetë rasti i fundit në këtë vend që vdes si pasoj e papërgjegjsisë së mjekëve.Përjetimin qe kam pasur unë dhe familja ime, nuk dua ta shohe tek asnjë familje e qytetar i këtij vendi.Nuk do të ndalem duke kërkuar drejtësi.

(Kosova Sot)