Qenit të Sharrit që Vuçiq do t'ia dhurojë Putinit i bëhet gati edhe pasaporta

  • 17 January 2019 - 14:08
Qenit të Sharrit që Vuçiq do t'ia dhurojë Putinit i bëhet gati edhe pasaporta

Presidenti rus, Vladimir Putin çaste më parë ka arritur në Aeroportin e Beogradit ‘Nikola Tesla’, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo është vizita e katërt e Putin-it në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001.Për këtë vizitë, ku do të diskutohet edhe për Kosovën, Vuçiq i ka përgatitur si dhuratë presidentit rus edhe një qen Sharri.

Madje atij, sipas portalit serb “Blic” i është bërë gati edhe pasaporta për udhëtim në Moskë.

 

Ndryshe Qeni i Sharrit që njihet ndryshe edhe si Deltari Ilir, është qen autokton i trojeve shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan. 

Putin është dashamir i qenve ndërsa në shtëpinë e tij ka 3 të tillë. Shefi i shtetit rus do të mbërrijë nesër në Beograd nën masa të rrepta sigurie. Atë do ta presin në qendër të Beogradit rreth 70 mijë njerëz. Për sigurinë e tij ndërkohë do të kujdesen rreth 5000 policë serbë. /GazetaExpress/
 

(Kosova Sot)

 

  •