Balili, te Gjykata për Krimet e Rënda për masën e sigurisë (Foto)

  • 17 January 2019 - 14:12
Balili, te Gjykata për Krimet e Rënda për masën e sigurisë (Foto)

Klement Balili ka lënë qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës, rreth orës 13:33 të kësaj të enjteje, për t’u drejtuar për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ka nisur tashmë procesi për njohjen e tij me akuzat që rëndojnë mbi të, si dhe me masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tij.

Gjatë fjalës së mbajtur nga gjyqtarja e seancës, u prezantuan dy avokatët e zgjedhur prej familjes së Balilit, për të cilët dha miratimin edhe vet i pandehuri, Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi.

(Kosova Sot)