Preteni: Lëndët shtyhen e prolongohen deri në pafundësi

  • 17 January 2019 - 14:24
Preteni: Lëndët shtyhen e prolongohen deri në pafundësi

Sipas ekspertit tjetër të kësaj fushe, Hasan Preteni, në vendin tonë janë të përditshme rastet i këtij vendi të quajtur shtet dhe atë shtet i së drejtës, por që dëshmojnë se asgjë realisht nuk funksionon dhe as nuk vepron si duhet.“Edhe sot u shty seanca për rastin ‘Toka’ për arsye se nuk erdhën avokatët! Por, ky është cirk është marrëveshje në mes tri palëve (koalicionit joparimor): prokurori, gjykatë, avokati. I vetmi element që punon është koha, ajo kalon dhe lëndët shtyhen e prolongohen deri në pafundësi. Një ditë nuk vjen prokurori, një ditë nuk vjen gjyqtari, një ditë nuk vijnë avokatët...

Palët mbrohen në liri, e kanë lekun dhe kohë të mjaftueshme t’i menaxhojnë të gjitha. Kështu ndodhi edhe me rastin "Stenda". Kësaj nuk i thonë drejtësi e këtij nuk i thuhet shtet”, potencoi ai.“Bota demokratike ngrihet në këmbë vetëm nëse një aktgjykim nuk vlerësohet i drejtë. Franca u ngrit në këmbë për 7 centë. E në Kosovë i varfëri nuk ka qëndrim, rreshtohet pas atij që mund t’i ndihmojë, e ai po i ndihmon kështu. Ja jep ndihmën sociale prej 75 eurove, e fut në listën e veteranëve edhe aty 170 euro dhe fukaraja hesht. Pasi që e kanë heshtur fukaranë, këta e heshtin edhe shtetin e së drejtës. Ua rrisin pagat jashtëligjshëm prokurorëve dhe gjyqtarëve, policëve hetues ua mundësojnë punësimin e grave & burrave, pastaj lakenjve të vet ua rrisin pagat gjithashtu, disave ua rritin pagat 100% e disave 300 euro në fund të vitit.

Pasi që e sigurojnë mirë shpinën në mënyrë të pandershme, nuk lodhen as për grevën e punëtorëve arsimorë...shëndetësorë, e as të minatorëve. Këtyre asgjë nuk u intereson. Nuk u intereson as ajo se një avokat për t’i mbrojtur ata në Hagë u paguan nga 100 euro orën. Të pasurit dhe muskulorët  mbroji e ata të tjerët mbyti, nuk ka lidhje. Fëmijët e tyre shkollën e përfundojnë në kolegje private, për shëndetësi kujdeset Turqia dhe Gjermania e fukaranë mbyte”, shprehet  Preteni për “Kosova Sot”. Sipas tij, e gjithë kjo gjendje është pasojë e mosveprimit të gjyqësorit.

Lexo edhe këtë: Pa paguar haraç, nuk kryen asnjë punë në gjykata dhe në prokurori

(Kosova Sot)