Haradinaj kujton vëllezërit Gërvalla: Kur isha 4 vjeç, ata ishin arkitektë të çlirimit të Kosovës

  • 17 January 2019 - 14:36
Haradinaj kujton vëllezërit Gërvalla: Kur isha 4 vjeç, ata ishin arkitektë të çlirimit të Kosovës

Daut Haradinaj ka bërë homazhe tek varrezat e vëllezërve Gërvalla në 37 vjetorin e vrasjes së tyre.

Deputeti i AAK-së ka thënë se kur ai ishte 4 vjeç, vëllezërit Gërvalla po e ndërtonin arkitekturën e çlirimit të Kosovës.

“Sot nderuam Heroin e madh të Kombit tonë Jusuf Gërvalla dhe vëllain e tij Bardhosh Gërvalla. Kur unë isha vetëm 4 vjeç, njerëz me vlera po e ndërtonin arkitekturën e çlirimit të Kosovës. Kësaj përpjekje i doli në ballë njeriu që edhe sot pas 37 vitesh nderohet dhe kujtohet me nder dhe respekt. Emri i Jusuf Gërvallës u bë flamurtar i shumë betejave, i shumë sakrificave të ushtarëve të UÇK-së në vitet 98-99 ku njëra nga brigadat e mori emrin e pavdekshëm të Jusufit.

Lavdi dhe respekt për Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën” shkruan Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot)