Shkatërrohen bilbordet me fotografinë e Putinit në Kosovë

  • 17 January 2019 - 14:57
Shkatërrohen bilbordet me fotografinë e Putinit në Kosovë

Qytetarët e Leposaviqit thonë se ushtarët e KFOR-it i kanë shkatërruar fotografitë e presidentit të Rusisë Vladimir Putin të vendosura nëpër bilborde në gjithë Veriun e Kosovës.

Qytetarët sot në mëngjes duke shkuar në punë janë ankuar në mediet serbe se ushtarët e KFOR-it i kanë shkatërruar fotografitë e Putinit me grafite të ndryshme.

Militanti i njohur dhe “studenti” në veri të Mitrovicës Filip Fiqoviq ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter se natën e kaluar ushtarët e NATO-s kanë shkruar grafite mbi fotografitë e Putinit nëpër bilborde në afërsi të Mitrovicës në fshatin Ballaban.

(Kosova Sot)