Berisha komenton takimin e Putinit me Vuçiqin, thotë se po kërkon forcimin e Serbisë

  • 17 January 2019 - 14:59
Berisha komenton takimin e Putinit me Vuçiqin, thotë se po kërkon forcimin e Serbisë

Zëvendësministrit i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka komentuar vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Serbi, duke shkruar se ajo çka po kërkon Putin nga kjo vizitë është mbajtja pezull e rajonit ose forcimi i Serbisë

Berisha ka shkruar përmes Facebook’ut se antarësimi i Serbisë në Bashkim Evropian është interes i Serbisë për të shtuar ndikimin në rritje që ka brenda BE’së.

“Pra, përderisa Serbia është në ofansivë mediatike për të sulmuar shqiptaret për krijimin e Shqipërisë së Madhe, ajo praktikisht është duke punuar në skenarin e saj të krijimit të Serbisë së Madhe, si një aleate e fuqizuar e Rusisë”, ka shkruar zëvendësministri Berisha.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe veriun, duke u deklaruar se Kosova, me shumë gjasë ka mbetur nën presionin që ka të bëjë me tendencën aneksuese të veriut.

“Kosova, mbetet me gjasë, më shumë nën presionin e skenarit e dytë, që ka të bëjë me tendencën aneksuese të veriut të saj. Prandaj, për mua, është pak e besueshme se Rusia, është në favor të ndonjë marrëveshje Serbi-Kosovë, e që nuk do të jetë në përputhje me qëllimet strategjike politike dhe të sigurisë së Rusisë.

Në fakt, marrë parasysh politikën e NATO-s, që nga themelimi i saj, kjo është e pamundur përveç se nuk do të kemi një politikë të re, e që nuk e parasheh më
NATON si organizatë në formatin e saj historik e aktual”, ka deklaruar Berisha.

(Kosova Sot)