Studentja 21-vjeçare vritet teksa po fliste në telefon me motrën

  • 17 January 2019 - 15:10
Studentja 21-vjeçare vritet teksa po fliste në telefon me motrën

Një studente 21-vjeçare është qëlluar për vdekje në Melburn të Australisë teksa po fliste me motrën e saj në telefon.

Trupi i Aiia Maasarwe nga Izraeli, u gjet pranë Universitetit LaTrobe në veri të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma, teksa ajo kishte marrë një tramvaj për të shkuar në shtëpi pas një shfaqje komedie.

Image

 

Policia tashmë është vënë në kërkim të autorit të krimit. Nuk përjashtohet mundësia që Maasarwe të jetë sulmuar seksualisht, shkruan gazeta “Melbourne’s Age”.

Oficeri Andrew Stamper është shprehur se, “paraprakisht mendojmë se ky është një sulm i rastit dhe oportunist”. Ai ka shtuar se motra e saj dëgjoi zhurmën e telefonit që ra në tokë dhe disa zëra.

Motra e 21-vjeçares, e shqetësuar për Aijin, telefonoi policinë australiane rreth së njëjtës kohë kur u gjet trupi të enjten në mëngjes, jashtë një qendre tregtare.

Image

 

BBC shkruan se një kapele e zezë dhe bluzë gri u gjetën pranë skenës së krimit dhe po testohen me forensinë. Gjithashtu policia po merret edhe me verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Maasarwe ishte studente e gjuhës kineze dhe angleze në një universitet në Shangai por shkoi në një program shkëmbimi në LaTrobe, tha xhaxhai i saj, Abed Katane, për mediat izraelite.

Image

 

Babi i viktimës identifikoi trupin, të cilin ambasada izraelite tha se do ta ndihmonte që të kthehej në Izrael.

Image

 

(Kosova Sot)