20 viktima nga shpërthimi i naftësjellësit në Meksikë

  • 19 January 2019 - 20:10
20 viktima nga shpërthimi i naftësjellësit në Meksikë

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një naftësjellësi në Meksikën Qendrore.

Guvernatori i shtetit të Hidalgos, Omar Fayad tha se shpërthimi është shkaktuar pasi karburanti është derdhur nga një tubacion i dëmtuar qëllimisht.

“E dimë që vendi ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë një zonë ku karburanti është vjedhur dhe autoritetet janë në dijeni për këtë”, tha ai gjatë prononcimit për një television lokal.
Guvernatori shtoi se të paktën 54 persona të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera si pasojë e shpërthimit.

Mediat lokale kanë raportuar se qindra persona ishin mbledhur pranë tubacionit të çarë nga grabitësit e janë përpjekur të vjedhin karburant.

Fayad u shpreh se ky veprim, përveçse i paligjshëm, vë gjithashtu në rrezik jetën e qytetarëve. “Ajo që ndodhi sot, nuk duhet të përsëritet më, ishin fjalët e tij.

 

(Kosova Sot)