Miftari: Shteti ka devalvuar dhe është komplet në duar të krimit të organizuar

  • 20 January 2019 - 13:34
Miftari: Shteti ka devalvuar dhe është komplet në duar të krimit të organizuar

Sipas ekspertit të fushës së sigurisë, Naim Miftari, shkatërruesit më të mëdhenj të shtetit janë klanet ose parasistemet që janë të instaluara në partitë politike.

"Prandaj, sot shteti ka devalvuar dhe është komplet në duar të krimit të organizuar dhe të shefave të korruptuar gjer në gusht njerëz tradhtar të pamoralshëm, hajna ordinerë që dikur mezi nginin barkun me bukë e sot janë bërë multimilionerë, duke iu falënderuar hajnisë dhe plaçkitjeve të pronës shoqërore, por edhe asaj private, ku drejtësia dhe ligji keqpërdoren duke shkelur çdo të drejtë të qytetarit, ku padrejtësia është ligj dhe i korruptuari është i paprekshëm", tha Miftari për "Kosova Sot".

Ai vlerëson se duke vepruar kështu edhe shtetin, edhe lirinë e fituar me shumë gjak të qytetarëve tanë, bijave dhe djemve tanë, ky soj i politikanëve të korruptuar dhe pushtetarëve të korruptuar po e çojnë drejt humnerës, prandaj sa më shpejt duhet të veprohet në pastrimin e kësaj kaste politike.

Lexo edhe këtë: Drejtësia kosovare, një cirk kriminal

(Kosova Sot)