Policia arreston dy të dyshuar, vogëlushja amerikane del nga vetura dhe ngrit duart lart

  • 20 January 2019 - 14:27
Policia arreston dy të dyshuar, vogëlushja amerikane del nga vetura dhe ngrit duart lart

Një video e publikuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka habitur shumë njerëz. Në të shihet një vajzë e vogël që del nga vetura dhe dorëzohet para policisë duke i ngritur duart lart, pasi policia i kishin arrestuar dy persona që ndodheshin bashkë me vogëlushen në veturë.

Në video shihen disa policë që ia drejtojnë armët një veture të zezë, ndërsa pas pak sekondash vogëlushja del nga vetura dhe shkon te policët duke i mbajtur duart lart. Policia amerikane ishin duke i arrestuar disa të dyshuar për vjedhje në dyqane pranë një qendre tregtare në Florida kur ndodhi ky rast.

Policia ishin të armatosur me armë të gjata për shkak se ishin njoftuar se të dyshuarit ishin gjithashtu të armatosur. Vajza besohet se ka moshë dyvjeçare dhe ishte pa këpucë kur filloi të ecte nëpër rrugë. Këto pamje kanë nxitur reagime në internet, duke kërkuar nga policia që t’i publikojë pamjet e kamerave që janë të montuara në uniformat e tyre.

Në video shihet se si një polic përpiqet ta binë vajzën për të shkuar tek ai dhe te nëna e saj që ndodhej afër skenës së arrestimit. Më vonë shihet nëna e vajzës duke e nxjerrë nga vetura e dyshimtë një fëmijë tjetër, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot)