Ahmeti: Politika,drejtësia dhe krimi bashkëjetojnë nën një kulm

  • 20 January 2019 - 14:54
Ahmeti: Politika,drejtësia dhe krimi bashkëjetojnë nën një kulm

Edhe analisti Hidajet Ahmeti thotë se nuk ka shtet ligjor dhe demokraci të mirëfilltë aty ku bashkëjetojnë politika, drejtësia dhe krimi nën një kulm."Demokracia" e imagjinuar është bërë mekanizëm i pushteteve të pasluftës, duke u thirrur në vlerat evropiane dhe demokracinë liberale.

Demokracia është bërë rruga më e mirë për manipulim me qytetarët dhe kontroll të vazhdueshëm dhe për dirigjim të institucioneve publike. Pikërisht në këtë mënyrë është degraduar edhe sistemi i drejtësisë, duke u transformuar në instrument të politikës për realizim dhe amnisti të veprimeve korruptive e kriminale të politikës.

Fryma anarkike e partive politike ka reflektuar në funksionim të institucioneve publike dhe degradim të vazhdueshëm të jetës institucionale publike", tha Hidajet Ahmeti për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Drejtësia kosovare, një cirk kriminal

(Kosova Sot)