Pedofili që shokoi Elbasanin vdes në Burgun e Peqinit, emri

  • 20 January 2019 - 14:56
Pedofili që shokoi Elbasanin vdes në Burgun e Peqinit, emri

Xhevahir Lushnjari, pedofili që shokoi Elbasanin 2 vite më parë, ka vdekur në Burgun e Peqinit.

Burime të Gazetës bëjnë me dije se 66-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Xhevahir Lushnjari u arrestua në muajin maj të 2017-së pasi kreu veprime të turpshme me një vajzë të mitur.

Sipas Policisë në atë kohë, Lushnjari kishte ndaluar në rrugë një vajzë të vogël, ka filluar ta ngacmojë dhe më pas ka kryer veprime të turpshme, por është parë nga banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë.

Menjëherë Xhevahir Lushnjari u vu në pranga dhe teksa ishte duke vujtur dënimin në burgun e Peqinit, ka vdekur.

Parapakisht MAPO mësoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe 66-vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Dyshohet për atak kardiak.

(Kosova Sot)