Shahini: Qeveria 'Haradinaj' t'i marr me seriozitet vërejtjet e Raportit të Progresit

  • 20 January 2019 - 14:57
Shahini: Qeveria 'Haradinaj' t'i marr me seriozitet vërejtjet e Raportit të Progresit

“Qeveria ‘Haradinaj’ duhet të marrë me seriozitetin më të madh vërejtjet e Raportit të Progresit, sepse me informalitet së pari dëmtohet buxheti i vendit me qindra miliona euro e mbase edhe më shumë.

Veç saj, informaliteti po krijon pabarazi dhe padrejtësi në treg në mes bizneseve të ndershme e të pandershme, duke i dëmtuar bizneset e ndershme që paguajnë dhe duke i favorizuar bizneset e pandershme që nuk paguajnë.

Informaliteti dhe evazioni fiskal janë një mesazh shumë i keq për investitorët e huaj, sepse trendi i të bërit biznes në Kosovë nga viti në vit ka pasur rënie e ngritje pozitive dhe negative, por trendi i investimeve të huaja që në këta muajt dhe vitet e  fundit të vitit që porsa shkoi ishte mbi 100  milionë euro më pak investime, andaj rënia e kësaj shifre na tregon se në Kosovë ende ka nevojë për përmirësim të ambientit të bërjes së biznesit”, theksoi Agim Shahini për “Kosova Sot”.

Lexo edhe këtë: 2-3 miliardë humbje vjetore, Qeveria kapitullon me informalitetin

(Kosova Sot)