Burjani: Drejtësia kosovare e kapur nga pushteti

  • 20 January 2019 - 16:00
Burjani: Drejtësia kosovare e kapur nga pushteti

Prof. Blerim Burjani vlerëson se nuk mund të ketë demokraci në një shtet ku drejtësia është e kapur."Kapja e drejtësisë është dëmi më i madh për një shtet që pretendon zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka shumë çështje që e kanë komplikuar sistemin dhe shtetin, nga politika buron edhe kapja e shtetit.

Tani po shihet ashiqare se është politika ajo që e ka rrënuar sistemin, e burimin e vet e ka në pazhvillueshmërinë e vetëdijes shtetërore. Kur vetëdija është e ulët, ajo vjen si e tillë nga zhvillimi i dobët i shkollimit, prandaj edhe sundimi anarkik e ka sjellë moszhvillimin e duhur të demokracisë.

Tashmë Kosova po hyn në dekadën e dytë të shpalljes së pavarësisë dhe ende shteti shikohet si folklor e demokracia si joekzistuese, por ekziston ajo ndjena e bujkrobërit dhe feudalit. Pra, tani është e kotë të flitet për sundimin e ligjit e zhvillimi i përket një feudalizmi të hershëm", tha Burjani për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Drejtësia kosovare, një cirk kriminal

(Kosova Sot)