Shaqiri: Fiskalizimi, pengesë e madhe

  • 20 January 2019 - 16:02
Shaqiri: Fiskalizimi, pengesë e madhe

Eksperti i integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, Nëntor Shaqiri thotë për “Kosova Sot”, se vërejtjet e Raportit të Progresit duhet të merren me seriozitetin më të madh nga institucionet tona.

“Andaj, Qeveria e Kosovës duhet të organizohet më mirë që ta luftojë evazionin fiskal dhe kontrabandën, pasi shkalla e ekonomisë informale ende mbetet e lartë në vendin tonë. Policia e Kosovës, së bashku me Doganën, duhet të koordinohen në shkallë më të lartë në veprimet e tyre të përbashkëta për luftimin e kësaj dukurie. Rritja e oficerëve doganorë dhe inspektorëve do të rriste kapacitet brenda ATK-së dhe Doganës, në mënyrë që të rritet efiçienca gjatë operimit të këtyre institucioneve.

Pajisja me arka fiskale e të gjitha bizneseve do të mundësonte uljen e theksuar të ekonomisë informale, dhe njëkohësisht do të mundësonte edhe rritjen e arkës së shtetit. Institucionet e vendit duhet të zotohen gjithashtu edhe për bashkëpunim rajonal me vendet fqinje për të qenë më të suksesshëm në luftimin e kontrabandës”, theksoi Shaqiri. 

Lexo edhe këtë: 2-3 miliardë humbje vjetore, Qeveria kapitullon me informalitetin

(Kosova Sot)