Apostolova: Nevojitet strehim për viktimat e dhunës në familje (Foto/Video)

  • 21 January 2019 - 12:00
Apostolova: Nevojitet strehim për viktimat e dhunës në familje (Foto/Video)

Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka nisur sot serinë e debateve “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”.

E debati i parë që u zhvillua në këtë kuadër ishte “Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta”, ku u tha se njerëzit me nevoja të veçanta po vazhdojnë të përballen me një mori sfidash në baza ditore.

Me këtë rast, Apostolova tha se në takimet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka parashtruar nevojën për buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje, ku shtoi se për këtë kanë gjetur mirëkuptim.

 

Ajo bëri të ditur se 129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar – shtator të vitit 2018.

“Jemi të interesuar në vendimmarrje shoqërore dhe forcimin e tyre në tërë shoqërinë. Zyra e BE-së është e përkushtuar në këtë çështje dhe vetëm këtë vit ne do te lansojmë një projekt prej 600 mijë euro për barazinë gjinore.

Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida në baza ditore, problemin me qasje në organet publike, në arsim etj. Nga komuniteti i njerëzve me nevoja të veçanta e që janë femra ballafaqohen dyfish me diskriminim”, u shpreh ajo.

Image

(Kosova Sot)