Kelmendi: Gjyqësia dhe prokuroria lënë të paprekur mafio-oligarkët

  • 21 January 2019 - 12:11
Kelmendi: Gjyqësia dhe prokuroria lënë të paprekur mafio-oligarkët

Sipas analistit dhe publicistit Naim Kelmendi, derisa nuk futet një proces VEETING-u për ta pastruar sistemin e sundimit të ligjit - drejtësinë kosovare, në të gjitha shtyllat e saja, gjithë puna që do të bëhet do të jetë vetëm improvizim rastesh e shifrash sa për të dhëna statistikore.

"Faktikisht, është betonuar e pozicionuar prokuroria e gjyqësia kosovare në mbrojtje, duke e lënë ta paprekur oligarkinë politike dhe mafio-oligarkët e bizneseve kriminale. Me një fjalë është paralizuar fare shteti ligjor i Kosovës nga padrejtësia e sistemit të drejtësisë dhe krimi i politikës dominon mbi çdo gjë dhe "MBI LIGJIN"?

Siç po shihet, mungesa e një drejtësie efikase dhe me ligj është shkaktari kryesor pse kosovarët po marrin arratinë, sepse nga punësimet dhe çdo gjë tjetër është në dorën e politikës së korruptuar e të kriminalizuar. Do të mund të ishte vetëm VETTING-u një fitore shumë e madhe edhe për shoqërinë dhe demokracinë e vendit dhe kthimin e shpresës tek qytetarët kosovarë, dhe gjithashtu do të paraqiste "pavarësinë e dytë të vendit" nga krimi i organizuar dhe njëkohësisht pavarësinë e plotë për qytetarët kosovarë të nëpërkëmbur nga mafiooligarkia politike e lidhur me mafio-oligarkinë e bizneseve kriminale e monopoliste", theksoi analisti Naim Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)