“Vajza s’më takon prej 10 vitesh”, historia e nënës së ish-kryetares së minibashkisë që ka mbetur në azil

  • 21 January 2019 - 12:37
“Vajza s’më takon prej 10 vitesh”, historia e nënës së ish-kryetares së minibashkisë që ka mbetur në azil

Historia që u tregua të shtunën e kaluar në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e nënë Sanos e cila kishte 10 vite pa u takuar me vajzën e saj. Sano tregoi se ajo kishte mall që të takonte të bijën e saj, e cila ka qenë kryetare mininbashisë numër një në Tiranë, Mira Veizit.

Nënë Sano në moshën 14 vjeçare ishte njohur me bashkëshortin e saj, Halitin dhe kishin rënë në dashuri me shikim të parë. Familja e nënë Sanos nuk e kishte pranuar këtë martesë dhe për këtë arsye Haliti e kishte rrëmbyer, ndërsa nga martesa kishin ardhur në jetë 4 fëmijë.

Pas disa vitesh nënë Sano zbuloi që bashkëshorti i saj, Haliti kishte dy fëmijë me një grua tjetër. Në këtë moment midis tyre kishin lindur shumë konflikte dhe si përfundim Haliti me Sanon ishin ndarë.

Gjendja e rënduar ekonomike e kishte detyruar nënë Sanon që të martohej përsëri, por ky vendim nuk ishte pranuar nga fëmijët e saj. Sano i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’u bashkuar sërish me vajzën e saj dhe për t’i kërkuar falje për vendimet e marra.

Vajza e saj, Mira nuk e kishte pranuar ftesën, por moderatorja Arbana Osmani, për të mos e lënë të vetme, kishte ftuar shoqen e saj, Lumturijen. Kjo e fundit rrëfeu shoqërinë 40 vjeçare që kishte me Sanon dhe shprehu se ajo nuk kishte pse të shkonte në shtëpinë e të moshuarve kur kishte katër fëmijë.

“Mira Veizi është me profesion mjeke, ajo tani është bërë gjyshe dhe unë dua ta takoj, se e kam vajzë. Unë e dua shumë dhe këdo që takoj u them jam mamaja e ish-kryetares së minisbashkisë numër 10 të Tiranës, Mira Veizit”, tha me lot në sy nënë Sano..

(Kosova Sot)